Pas daljes nga koalicion të Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka ardhur edhe reagimi nga Ambasada mike e Britanisë së Madhe.
Ajo ka bërë thirrje që manovrimet politike të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës, transmeton portali arbresh.info.
“Në këto momente të emergjencës shëndetësore kombëtare, është edhe më e rëndësishme që manovrimet politike të institucioneve shtetërore, koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës. Të gjitha palët duhet të sigurojnë që diskutimet dhe negociatat e tyre të kryhen në një mënyrë që shërben për t’i siguruar komunitetet e Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen shqetësimet dhe brengat e ndjera nga të gjithë në këto momente të vështira”, thuhet në deklaratë.
Ambasadori britanik Nicholas Abbott sot është takuar me kryeministrin Albin Kurti, të cilin e ka siguruar për mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën.
“Në takimin e tij të sotshëm me Kryeministrin, Ambasadori Britanik Nicholas Abbott e siguroi Kryeministrin për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës”./arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran