Pas takimit ne Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrin, Albin Kurti, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, sot ka nisur takimet e tij me krerët e partive opozitare.
Fillimisht, ai takoi kreun e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, për të vazhduar pastaj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ku u prit nga kreu i kësaj partie, Ramush Haradinaj, raporton “Arbresh.info”.
Pas takimit, nënkruetari i AAK-së, Ardian Gjini pritet të mbajë konferencë për media, për të dhënë detaje rreth asaj se cfarë u bisedua në këtë takim.
Lajçaku pas vizitës në AAK, rreth orës 14:00 pritet të vizitojë edhe kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku./Arbresh.info/

LEXO EDHE
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...
Kosova bëhet edhe me një parti të re
E dhimbshme, varrosen babai dhe dy fëmijët që vdiqën dje tra...