Ka vdekur pas një sëmundje të rëndë nënoficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rreshteri i Klasit të Parë, Sabit Mazreku.
Lajmi u bë i ditur nga FSK-ja përmes një njoftimi.
Për vdekjen e ushtarit, ngushëllime familjes i shprehu komandanti i FSK-së, Gjenerallejtanat Bashkim Jashari.
“Homazhet nga njësitë e FSK-së, do të mbahen në Kazermën “Evropianët e rinj ” në Pomozotin, sot me datë 16.06.2025, nga ora 13:00-14:00, ndërsa ceremonia e varrimi do të bëhet nga ora 18:00 në varrezat e fshatit Goriq, Komuna e Malishevës”.
Ai ishte edhe ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ku shërbeu në brigadën 122 “Imer Krasniqi” të Zonës Operative të Pashtrikut, pas përfundimit të luftës vazhdon në Batalionin Gardist, të Zonës së Dytë të Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për të vazhduar punën pas transformimit në Forcën e Sigurisë së Kosovës në Brigadën e Mbështetjes Operacionale, dhe nga jeta u nda duke shërbyer si nënoficerë i lartë në Gardën Kombëtare të FSK-së.
E konfirmon Policia: 59-vjeçari bie në bunar, nxirret pa she...
Protesta e opozitës, policia: 16 efektivë të plagosur, kanë ...
Si të veproni gjatë tërmetit? Autoritetet dalin me rekomandi...
Të shtëna me armë zjarri në një shkollë në Kanada, 9 të vdek...
Gjykimi në Hagë, sot deklaratën përmbyllëse e bënë mbrojtja ...
Kuvendi mblidhet sot për konstituimin e legjislaturës së dhj...