Policia njofton se dje në fshatin Dobratin të Graçanicës është raportuar se si pasojë e e një mosmarrëveshje në mes të disa personave, i dyshuari mashkull ka qëlluar me armë zjarrin mashkullin tjetër duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.
“Fshati Dobratin, Graçanicë 03.01.2017-03:05. Është raportuar se si pasojë e një mosmarrëveshje në mes të disa personave, i dyshuari mashkull K/Shqiptar ka qëlluar me armë zjarri viktimën mashkull K/Shqiptar duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë ndërsa me vendim të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit ku janë gjetur dhe konfiskuar: një pushkë M-47 (me leje) dhe një pistoletë me një fishekë. I dyshuari gjendet në arrati, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës