Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili sapo është kthyer nga Turqia, sot do ta dekorojë me Medaljen Presidenciale të Meritave të dërguarin special të Presidentit të SHBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin Richard Grenell.
Nga zyra e të parit të shtetit për Abresh.info kaneë thënë se Grenlle do të dekorohet nga Thaçi pas nënshkrimit të marrëveshjeve në qeveri.
Ceremonia e dekorimit të ambasadorit Grenell do të bëhet në ndërtesën e Qeverisë, pas nënshkrimit të deklaratës së përbashkët të Republikës të Kosovës dhe SHBA-së, raporton arbresh.info
Medalja Presidenciale e Meritave u tha se po i ndahet ambasadorit Richard Grenell për kontributin e veçantë në arritjen e marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, me të cilën fuqizohet paqja dhe stabiliteti në Kosovë dhe rajon.
Ndryshe, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka ndarë urdhrin më të lartë shtetëror – Urdhrin e Lirisë – për presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij për lirinë e Kosovës, forcimin e paqes dhe stabilitetit në rajon./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...