Pas më shumë se tre orësh ka përfunduar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës.
Nga burimet brenda kësaj partie ka mësuar se ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka informuar Kryesinë për takimin e djeshëm me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe u.d. të presidentes Vjosa Osmani.
Tema kryesore e kësaj mbledhje ishte qëndrimi i PDK-së për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Ndërsa para mbledhjes së Kryesisë, Hoxhaj para gazetarëve tha se me anëtarët e kryesisë do të diskutojnë për rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
“Tema e vetme është se si PDK të përgatitet për zgjedhjet lokale. Prej 14 shkurtit ne kemi një debat të hapur në PDK rreth rezultatit zgjedhor se si të sillemi si opozitë. Ju i keni pa qëndrimet që i kemi adresuar dje tek zoti Kurti, qëndrime të tilla diskutohen në Kryesi. Unë po ju them me sinqeritetin më të madh që nuk ka gjë tjetër”, u shpreh Hoxhaj para mediave./Arbresh.info/
Para takimit kjo ishte deklarata nga Enver Hoxhaj:
Konjufca ngushëllon familjet e tre kosovarëve që humbën jetë...
Specialja ia heq kufizimet e vizitave tek Thaçi një personi,...
Kurti vendos gurthemelin e zgjerimit të Qendrës Nacionale të...
Alban Dragusha emërohet trajner i ri i FC Prishtinës
Fëmija 5-vjeçar nga Lipjani operohet pas plagëve të rënda ng...
Kim Jong Un fiton zgjedhjet parlamentare në Korenë e Veriut ...