Lëvizja Vetëvendosje e ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese për masë të përkohshme deri më 31 mars, ndaj dekretit të Presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit.
Shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se presin nga Gjykata ta anulojë këtë dekret dhe “të urdhërojë deputetët e Kuvendit Kuvendit që të vazhdojnë përpjekjet për zgjedhjen e Presidentit/Presidentes së re, brenda afatit kushtetues prej 60 ditësh nga nxjerrja e këtij aktgjykimi”, shkruan Arbresh.info.
Sipas saj, kërkesa është e drejtë dhe argumentet e qarta e të bazuara në Kushtetutë.
“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thelbësor për respektimin e rendit kushtetues, funksionimin demokratik të institucioneve dhe garantimin e stabilitetit institucional në vend”, ka shkruar Nagavci.
Sipas vendimit të Kushtetueses, masa e përkohshme hynë në fuqi sot dhe vlen deri më 31 mars./Arbresh.info
Vendosja e laurave në vendkalimet e hekurudhës, e domosdoshm...
Trump për CBS: Lufta me Iranin drejt përfundimit
Garcia para ndeshjes me Newcastle: Jemi të përqendruar te lo...
Vendimi i Kushtetueses, Qeveria: Presim që përfundimtari të ...
Korenica asiston në fitoren e Clujit
Bisedë telefonike Hoxha-Al Sabah, Shqipëria mbështet Kuvajti...