Pas Komunës së Leposaviqit, edhe Komuna e Zubin Potokut i është bashkuar Asociacionit të Komunave të Kosovës, përmes votimit të asamblistëve të Kuvendit Komunal.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i LVV-së, Alban Uka me anë të një postimi në Facebook, shkruan Arbresh.info
Kujtojmë se sot gjatë ditës edhe Kuvendi Komunal i Leposaviqit ka votuar që kjo komunë t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës (AKK).
Ndryshe, në AKK ditë më parë është anëtarësuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, në mbledhjen e jashtëzakonshme./Arbresh.info/
Lexo edhe:
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin