Policia e Kosovës ka nisur zbatimin e vendimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme për privimin nga shtetësia të Nikolla Vujoviqit, ish-shtetas i Republikës së Kosovës dhe njëkohësisht shtetas i Serbisë.
Sipas njoftimit zyrtar, Vujoviq është identifikuar si pjesëtar i strukturave të inteligjencës së policisë serbe dhe përbën rrezik për sigurinë kombëtare.
Në këtë kuadër, Drejtoria për Migrim dhe të Huaj ka ndërmarrë procedurat për largimin me forcë të tij nga territori i Kosovës, në përputhje me legjislacionin në fuqi.
Autoritetet kanë lëshuar vendimin për largimin e tij të detyrueshëm, ndërsa deri në përfundimin e plotë të procedurave ligjore, ndaj Vujoviqit është caktuar masa e ndalimit në Qendrën për të Huaj në Vranidoll.
“Drejtoria për Migrim dhe të Huaj, ndaj personit të fjalë është duke u zhvilluar procedura bazuar në ligjet që rregullojnë këtë çështje dhe lidhur me këtë ka lëshuar vendimin për largim me forcë të personit N.V., nga territori i Republikës së Kosovës. Deri në përfundim të këtyre procedurave, në përmbushje të kushteve për ekzekutimin e vendimit, personit në fjalë i është shqiptuar masa e ndalimit në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj. Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryej detyrat e saja kushtetuese dhe ligjore dhe të zbatojë vendimet e institucioneve shtetërore të vendit”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Kosova ia heq shtetësinë një shtetasi serb për rrezikim të sigurisë kombëtare
Kosova ia heq shtetësinë një shtetasi serb për rrezikim të sigurisë kombëtare
Kosova ka ndaluar tre pjesëtarë dhe një ish-polic të MPB-së serbe, sipas Zyrës serbe për Kosovën
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari