Greva njëditore që përfshiu 13 aeroporte në Gjermani të hënën shkaktoi anulime fluturimesh nga Prishtina drejt këtij vendi.
Sidoqoftë, ky problem është zgjidhur dhe sot nuk ka pasur asnjë anulim të fluturimeve për në Gjermani.
Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës, Valentina Gara, konfirmoi për Arbresh.info se të gjitha fluturimet po realizohen sipas orarit të planifikuar.
Ndryshe dje Policia Kufitare e Aeroportit të Prishtinë, informoi pasagjerët se për shkak të grevës së përgjithshme të punonjësve të operimeve në aeroportet e Gjermanisë, pritet që të kishte anulime të fluturimeve për në aeroportet gjermane./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë