Fituesi i zgjedhjeve në balotazh në Komunën e Klinës, Zenun Elezaj, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre.
Elezaj përmes një postimi në ‘facebook’, tha se do të vazhdojnë me projekte të nevojshme për të gjithë, shkruan arbresh.info
Faleminderit, Klinë! Sipas rezultateve të para, kemi shënuar një fitore me një rezultat prej 56% të votave. Falënderoj secilin anëtarë e aktivist për angazhimin e palodhshëm dhe të gjithë qytetarët për mbështetjen e tyre dhe ju uroj për fitoren e madhe!
Si në këto katër vitet e para, edhe në katër vitet vijuese, do të vazhdoj të jem kryetar i të gjithë qytetarëve dhe të gjithë do t`i trajtoj në mënyrë të barabartë. Ne do të vazhdojmë me punë e projekte të mira e të nevojshme për të gjithë! Faleminderit e urime”, shkroi Elezaj.
Kujtojmë se, Zenun Elezaj mori 55,11 për qind të votave në Klinë. /arbresh.info/
Moti sot me diell dhe vranësira
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...