Ish-presidenti Hashim Thaçi ka dalë nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK), ku qëndroi për një vizitë te babai i tij i sëmurë.
Thaçi është pritur nga qytetarë të shumtë, të cilët e kanë përshëndetur me duartrokitje dhe brohoritje “UÇK”, ndërsa ai ka përshëndetur ata që ishin mbledhur jashtë klinikës.
Ish-presidenti ka qëndruar në QKUK për rreth tre orë.
Më herët, Dhomat e Specializuara të Hagës kishin aprovuar kërkesën e Thaçit për “arsye humanitare”, duke lejuar vizitën e tij te babai i sëmurë.
Thaçi kishte kërkuar që të vizitonte babain e tij që nga fundi i janarit, por kërkesa e tij ishte refuzuar dy herë./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë
Thaçi po vazhdon të qëndrojë në QKUK, familjarët e presin para Klinikës Interne
Hashim Thaçi arrin në Kosovë për ta vizituar babanë e sëmurë
Hoxhaj mbështet rinumërimin e plotë: Çdo manipulim i votës e...
Rama inspekton Parkun e Liqenit të Paskuqanit: Një hapësirë ...
BE në bllok kundër Trump/ Gati kundërmasat pas tarifave ‘Gre...
Ryshfet për leje armësh, policia jep detaje për aksionin me ...
Bateritë për ruajtje energjie nga programi me SHBA-të vendos...
Skandali me vota, ndërprehet mandati i përfaqësuesve të subj...