Kreu i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli,po qëndron në vizitë në Malin e Zi.
Gjatë kësaj vizite, Pacolli ka takuar krerët e shtetit malazez, shkruan arbresh.info.
Pas takimit me kryeministrin Dritan Abazoviçm Pacolli ka takuar presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviçin, të cilin thotë se e ka falënderuar për mbështetjen e tij të madhe ndaj Kosovës.
“Pata sot kënaqësinë të takoj në Podgoricë, Milo Gjukanoviçin, Presidentin e Malit të Zi, të cilin në këtë rast, pos tjerash e falënderova për mbështetjen e tij të madhe për Kosovën, që nga njohja e Pavarësisë së Kosovës dhe për mbështetjen e tij në të gjitha forumet ndërkombëtare. Me Presidentin Gjukanoviç kam pasur fatin të punoi”, shkruan Pacolli në Facebook.
Ndryshe, gjatë ditës së sotme, Pacolli është takuar edhe me të parin e qeverisë malazeze, shqiptarin Dritan Abazoviç. /arbresh.info/

Rikthehet furnizimi me energji elektrike pas ndërhyrjeve në ...
Eskalon protesta, protestuesit kalojnë me forcë policinë
Veteranët e UÇK-së protestojnë para Kuvendit ndaj ekspozitës...
Prokuroria nis hetimet për hembjen e dheut në rrugën ”...
Haxhiu për çështjen e presidentit: E rëndësishme që vendi mo...
Haxhiu: Vendimi për financimin e ekspozitës u mor në Kryesi,...