Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dërguar një ftesë zyrtare për liderët e partive politike, duke i ftuar ata për një takim më 31 korrik për të diskutuar caktimin e datës së zgjedhjeve. Në letrën që u ka dërguar liderëve, presidentja ka theksuar se, sipas Kushtetutës dhe Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, zgjedhjet duhet të mbahen ndërmjet 26 janarit dhe 16 shkurtit 2025.
“Në këtë drejtim, bazuar në kompetencat e mia kushtetuese për shpalljen e zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ftoheni në takim konsultativ më 31 korrik 2024, në orën 14:00, në Sallën S301, në Ndërtesën e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në ftesën e Osmanit dërguar opozitës.
Pjesëmarrjen në këtë takim e ka konfirmuar edhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa tha për Arbresh.info se “kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesën dhe do të paraqesë qëndrimet e LDK-së gjatë takimit të mërkurën.”
“Ju konfirmoj qe kryetari Abdixhiku ka pranuar ftesen si dhe te merkuren ne takim do jep qendrimet e LDK-se”, th ai./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve
Osmani fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve
Rutte: NATO duhet të rrisë prodhimin e mbrojtjes përballë kë...
Sot viziton Kosovën ministri shqiptar i Mbrojtjes, Ermal Nuf...
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite dërgimi i FSK-së në Gaza
Presidentja në detyrë sot bën homazhe në Poklek e Çitakovë
Sot seanca e fundit për rastin e Liridona Ademajt, thuhen fj...
Të premten mot me diell dhe vranësira