As në tryezën e dytë të partive politike përfaqësuesit e tyre nuk kanë shprehur gatishmërinë për të biseduar rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare. Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se s’po duket se ka interesim të partive për zgjedhje, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
As pas takimit të dytë partitë politike nuk arritën të dalin me ndonjë marrëveshje konkrete sa i përket agjendës shtetërore të Republikës së Kosovës.
Megjithatë, përfaqësuesit e subjekteve politike që morën pjesë në tryezën e thirrur dje nga Partia Demokratike e Kosovës konsideruan se janë shumë afër arritjes së një konsensusi të gjerë politik sa u përket temave të rëndësisë nacionale.
Por, asnjëra parti nuk ka shprehur interesim për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Madje vetë përfaqësuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës, të cilët kishin thirrur takimin e parë pikërisht për ta caktuar një datë për zgjedhje, thanë se mbështesin vazhdimin e tryezave në mënyrë që të arrihet një marrëveshje mes partive./ Zëri/
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...