Partia Fjala kërkon anulimin e Paradës së Krenarisë, e quan parada e turpit

10:17 | 9 Tetor 2018
M. A.

Nesër anëtarët e komunitetit LGBTI do të mbajnë “Paradën e Krenarisë” duke marshuar në sheshet e Prishtinës.

Kjo paradë ka ngjallur reagimin e partisë “Fjala” duke kërkuar që të anulohet kjo paradë.

Avni Qakmaku nga partia “Fjala” ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta ndalojnë një paradë të tille sepse siç e quajt ata është paradë e turpit.

“Kjo paradë është paradë e turpit. Ne si partia fjala i bëjmë thirrje kryeministrit e presidentit që të mos mbahet një paradë e tillë sepse është ofendim dhe nënçmim për familjet kosovare”.

Ata u shprehen se nuk janë kundër komunitetit LGBTI por janë kundër promovimit të këtij komuniteti./Arbresh.info./

Shpërndaje në rrjete sociale