Partia e Serbëve të Kosovës e cila udhëhiqet nga Aleksandër Jabllanoviq ka njoftuar se do të garojë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Në njoftimin e kësaj partie në Facebook thuhet se po “luftojnë” që të fitojë 10 ulëse në Kuvendin e Kosovës, shkruan Arbresh.info.
“Në mbledhjen e sonte të Bordit Kryesor të Partisë së Serbëve të Kosovës është marrë vendimi përfundimtar për pjesëmarrjen e PKS-së në zgjedhjet parlamentare për Kuvendin e Kosovës. Partia e serbëve të Kosovës me kapacitet të plotë po i hyn fushatës dhe lufton për 10 mandate parlamentare që u takojnë serbëve”, thuhet në njoftimin e tyre.
Sipas tyre, deputetët e Listës Serbe vetëm kanë marrë rrogat por nuk kanë folur për serbët.
“Qëllimi i PKS-së është që në Kuvendin e Kosovës të ketë serbë të cilët aktivisht do të marrin pjesë në punë dhe do t’i mbrojnë interesat e popullit serb, për dallim nga deputetët e mëparshëm që mbronin ekskluzivisht pagat e tyre të pafituara dhe nuk kanë thënë asnjë fjalë për problemet e serbët nga kryeparlamentari”, thuhet tutje./Arbresh.info/
Real Madrid fiton në minutën e fundit të ndeshjes, mban hapi...
Therja me thikë në Mitrovicë të Veriut, kapet një i dyshuar
Gërxhaliu ndan pamje emocionuese nga rivarrimi i Jasharajve
Situata në Lindjen e Mesme, Hoxha: Siguria e shtetasve shqip...
Starmer i lejon ShBA’së përdorimin e bazave ushtarake, një b...
Parashikimi i motit për nesër