Partia e Drejtësisë, ua uron gjithë besimtarët mysliman festën e Kurban Bajramit, duke iu dëshiruar shëndet dhe lumturi në jetë.
“Kjo festë madhe e Kurban Bajramit, në vete ngërthen unitetin e vlerave shpirtërore si dhe përkushtimin e sakrificën për Zotin duke e plotësuar konditën e pestë të Islamit (kryerjen e haxhit).
Mesazhin e kësaj Feste madhështore, më së miri e përcjellin ata të cilët besojnë në Zot dhe janë të përkushtuar që vlerat e besimit t’i harmonizojnë me rrjedhat shoqërore duke u solidarizuar me skamnorët, varfanjakët dhe bonjaket dhe duke kontribuar për avancimin e vlerave njerëzore siç është paqja, toleranca dhe mirëkuptimi.
Për të gjithë besimtarët mysliman, le të shërbej kjo Festë, si motiv shtesë për punë të mira në dobi të shtetit dhe shoqërisë sonë, ngase ky është emaneti i të gjallëve karshi dëshmorëve, atyre që sakrifikuan jetën për komb, fe e atdhe.
Partia e Drejtësisë, gjithë haxhilerëve, iu dëshiron haxh të pranuar dhe kthim sa me të shpejt në familjet e tyre shëndosh e mirë”, thuhet në urimin e kësaj partie./arbresh.info/
53 aksidente trafiku, dy prej tyre me fatalitet, brenda 24 o...
Gjendet e vdekur një shtetase e huaj në shtëpinë e saj në Pe...
Sot paraqitja mbrojtëse e Kushtrim Kokallës për vrasjen e Li...
Digjet një barnatore në Ferizaj, dyshohet se flaka iu vu qël...
“Jam i trishtuar, por krenar për skuadrën”, Sylvinho flet pa...
Teknologji e avancuar në shërbimin shëndetësor, Edi Rama jep...