Partia e Drejtësisë ka rithemeluar degën në Podujevë, kryetar i së cilës u zgjodh Esat Ejupi. Në këtë Kuvend Zgjedhor morën pjesë 65 delegatë, të cilët zgjodhën edhe Kryesinë e re të kësaj dege.
Sipas njoftimit për media nga kjo parti, të pranishmëve me një fjalë rasti iu drejtua kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, i cili uroi kryetarin e zgjedhur të degës së PD-së në Podujevë Esat Ejupin.
“Me lejoni të shpreh kënaqësinë e madhe që gjendem në mesin tuaj që bëtë një kthesë të madhe në rifillimin e Partisë së Drejtësisë në qytetin e Podujevës. Kjo paraqet shkrirjen unike të identitetit kombëtar, shpirtëror të qytetarëve të vendit tonë. Shkrirjen e vlerave të atdhedashurisë, gatishmërisë për sakrificë në ditët më të vështira, vlerat e besimit në Zotin e Madhërishëm, vlerave të traditës kombëtare të familjeve, vlera që ruhen me xhelozi nëpër dekada u qëndrojnë edhe sfidave të kohës bashkëkohore.”
Më tej Agani theksoi: “Asgjë nuk është e rastësishme që Partia e Drejtësisë të zhvillon një aktivitet të tillë në mesin e qytetarëve. Dega e Partisë së Drejtësisë në Podujevë e ka dëshmuar se nuk është degë me dy tri e katër fytyra që patëm fatin e keq të provojmë me disa degë të partisë sonë nëpër disa Komuna. Por është e vendosur që aktivitetin e saj ta zhvilloj mbi bazën e parimeve pa interesa të ngushta qofshin individuale, klanore por mbi bazën e parimeve të vendosura me programin e partisë tonë.”
“Uroj që bashkëpunimi i organeve qendrore të partisë dhe kryesisë së re të kësaj dege të jetë edhe më cilësor sesa që ka qenë në periudhën e kaluar, të mbi ndërtoj atë që është arritur në periudhën e kaluar dhe që së bashku të shkojmë drejtë sukseseve të reja, u shpreh në fund Agani.
Ndërsa i sapo zgjedhuri kryetar i PD-së në Podujevë Esat Ejupi, falënderoi të gjithë delegatët për besimin e dhënë duke u zotuar se me përkushtim dhe nderë do të mundohem që me të gjitha kapacitet intelektuale dhe morale që të jap maksimumin, të bëjmë organizimin e degës dhe elektoratit në përgjithësi.
“Puna, aktiviteti, transparenca, bashkëpunimi, ekipet profesionale dhe koordinimi janë bazë e shëndoshë për të realizuar objektivat tona me ndihmën e Zotit të Madhërishëm. Ju falënderoj të gjithëve që me besuat që të jem zë i juaji për një jetë më të mirë për qytetarët e Podujevës,” theksoi Ejupi.
Të pranishmit i përshëndeti nënkryetari i PD-së Ardian Sejdiu, i cili theksoi: “PD nga dita në ditë po fuqizohet dukshëm dhe si e tillë është e gatshme me i bartë përgjegjësit në drejtim të shtetndërtimit dhe forcimit të institucioneve shtetërore në të gjitha segmentet.”
Flick dëshiron t’i ketë në skuadër këta tre yje për se...
Emërllahu flet për herë të parë si lojtar i Polissyas: Kosov...
Vendimi i PZAP-së për ankesën e Listës Serbe, reagon ambasad...
Osmani takoi homologun zviceran: Kosova mbetet thellësisht m...
Joan Laporta do jap dorëheqje nga posti i presidentit të Bar...
Nxënësi ther me thikë mësuesen në Francë