Partia e Drejtësisë ka mbajtur Kuvendin e rregullt të Punës dhe Këshillin Drejtues ku ka votuar pro koalicionit parazgjedhor me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e kësaj partie.
Pas Kuvendit të Punës, Partia vazhdoi punën me Këshillin Drejtues, me përbërjen e re të aprovuar nga Kuvendi i Punës, shkruan arbresh.info.
Këshilli Drejtues unanimisht mori vendim për ndryshimin në përbërjen e re të Kryesisë, shkarkimin nga udhëheqja e disa anëtarëve të Kryesisë, për shkak të shkeljeve statutore dhe votoi pro koalicionit me PDK-në si ofertë e vetme zyrtare e paraqitur në organet e partisë.
PD po ashtu zgjodhi listën e kandidateve për deputet nga radhët e PD-së: Ferid Agani, Ardian Sejdiu, Vesel Neziri, Merjeme Uka, Luljeta Kelmendi./Arbresh.info.
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...
Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të krimi...
LVV kundër kërkesës për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të...
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...