Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe. Në votimin që u zhvilluar në seancë plenare, pro votuan 406 deputetë, 97 ishin kundër ndërsa 95 kanë abstenuar.
Me këtë votim kanë përfunduar procedurat në këtë institucion.
Mirëpo për zbatimin e vendimit nevojitet konfirmimi nga ana e Këshillit të ministrave të Bashkimit Evropian të cilët duhet të votojnë me shumicë të kualifikuar. Akoma nuk dihet data kur ministrat do e vënë në agjendë votimin për këtë çështje.
Pas votimit në Parlamentin Evropian e më pas në Këshill të BE-së, vendimi publikohet në gazetë zyrtare së bashku me datën kur nisë zbatimi I lëvizjes së lirë për këta qytetar.
Pas liberalizimit të vizave për Kosovën, qytetarët e vendit që posedojnë vetëm pasaporta të Serbisë mbetën të vetmit në rajon që nuk gëzojnë lirinë e lëvizjes meqë heqja e vizave në janar ishte valide vetëm për pasaporta të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, këta qytetarë të vendit ishin përjashtuar nga vendimi i liberalizimit të vizave për Serbinë në dhjetor të vitit 2009.
Në mënyrë që të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor të gëzojnë lirinë e lëvizjes, Komisioni Evropian, në nëntor të viti të kaluar propozoi heqjen e vizave edhe për këtë kategori të qytetarëve./rtk
Kurti në Gjakovë: Listat më parë ngjanin në transaksione int...
Dëmtimi i monumentit të UÇK-së në Kaçanik, reagojnë Veteranë...
Paketa amerikane prej 14 milionë dollarësh shihet si hap dre...
Suhareka feston ditëlindjen e Vjosa Osmanit me tortë dhe qir...
Kurti: Këtë vit do të kemi municionet e para me vulën “Made ...
Kosova vendi i dytë më i varfër në Evropë, Musliu-Shoshi: Qy...