Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, sot ka pritur në takim ministren e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, Emilja Redzepi, e cila ka vizituar Komunën e Prizrenit së bashku me zëvendësministren,Fatbardha Emini, zëvendësministrin Reshat Nurboja, si dhe stafin mbështetës të kësaj ministrie.
Me këtë rast, kryetari Haskuka dhe ministrja Redzepi diskutuan për projekte të ndryshme kryesisht nga investimet kapitale që do të realizohen në bashkëfinancim mes Komunës dhe Ministrisë.
Ndër projektet kryesore mes dy institucioneve kryetari Haskuka përmendi atë të Parkut të Biznesit, në të cilin aktualisht po zhvillohen punimet për përmirësimin e infrastrukturës, derisa shtoi se së shpejti pritet të fillojë edhe ndërtimi i një çerdheje të re publike.
Minstrja Redzepi falenderoi kryetarin për mikpritje dhe shprehu gatishmërinë e saj për bashkëpunim të ngushtë me Komunën e Prizrenit.

Moti sot me vranësira, shi dhe borë
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma