Ashtu si në komunat tjera të Kosovës edhe në komunën e Drenasit ka filluar ardhja e mërgimtarëve për pushimet verore, shkruan arbresh.info
Me ardhjen e mërgimtarëve në këtë komunë vështirësohet qarkullimi i veturave dhe hapësirat për parkingje, pasi që ka fluks të madh të veturave e shpesh herë ata detyrohen që t’i parkojnë edhe në rrugë gjë që sjellë problem për kalimtarët.
Asamblisti nga kjo komunë i cili ka kaluar në Nisma për Kosovën Vehbi Berisha përmes një statusi në rrjetin social facebook ka treguar tri mundësi që do ta rregullonin përkohësisht problemin e parkingjeve.
“Komuna e Drenasit mund të lëshoj pjesën e asfaltuar të stacionit të ri të autobusëve në shërbim për parkingje (pse jo mund të jetë edhe me pagesë), po ashtu edhe pjesa e cila ndodhet tek ish-stacioni i vjetër i autobusëve afër rrethit edhe ajo pjesë pse mos të përdoret për parking sidomos në këta dy muaj, si dhe zgjidhja tjetër e cila duhet të mendohet seriozisht për të ardhmen, të behët zgjidhje duke ofruar parkingje private siç bëhet po thuajse në shumicën e qyteteve të Kosovës” ka thënë ai
Më poshtë mund ta lexoni statusin e tij të plotë:
Të nderuar qytetarë të Drenasit, duke qenë se këto ditë është edhe koha kur mërgimtarët tanë vinë për pushime nga diaspora, e po ashtu kjo kohë është edhe sezon e dasmave si dhe përveç këtyre kemi edhe numrin e madh të veturave në Drenas (gjithnjë në rritje), ku Komuna e Drenasit ka dështuar të ofroj hapësirë të nevojshme për qytetaret e vet të destinuar për parkingje. Komuna e Drenasit ka dështuar të menaxhoj si duhet çështjen e parkingjeve sepse edhe për ketë çështje ka zgjidhje, por nuk janë të aftë ta bëjnë këtë, e sidomos në ketë kohë kur fluksi i makinave është tejet i shtuar.
Janë tri mundësi të ofrohet zgjidhja e përkohshme (sezonale) derisa të ndërtohen parkingjet e përhershme, si në vijim: Komuna e Drenasit mund të lëshoj pjesën e asfaltuar të stacionit të ri të autobusëve në shërbim për parkingje (pse jo mund të jetë edhe me pagesë), po ashtu edhe pjesa e cila ndodhet tek ish-stacioni i vjetër i autobusëve afër rrethit edhe ajo pjesë pse mos të përdoret për parking sidomos në këta dy muaj, si dhe zgjidhja tjetër e cila duhet të mendohet seriozisht për të ardhmen, të behët zgjidhje duke ofruar parkingje private siç bëhet po thuajse në shumicën e qyteteve të Kosovës. Amo problemi kryesor është se këto parkingje nuk bëhen vetvetiu por ata që paguhen për ketë, e që fatkeqësisht paguhen prej taksave tona duhet me mëndu dhe me punu shumë ma seriozisht në ketë drejtim. Prandaj e kam një apel për Policinë tonë, që të kenë mirëkuptim bile për mërgimtarët tanë sepse me të vërtet ata ma së paku kanë faj.
Vehbi Berisha – Asambleist në KK Drenas

Trump: Irani po kërkon liri, SHBA është gati të ndihmojë
Drenica përforcohet me mesfushorin spanjoll Ian Soler
Sonte do të ketë ulje të ndjeshme të temperaturave
Raportohet se ushtria amerikane ka sulmuar objektivat e Shte...
Vërshimet, AME me detaje për gjendjen në nivel vendi: E mena...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet, Rama: Kemi realizuar mbi 3...