Gjatë vikendit, parashikohet mot i qëndrueshëm dhe pa reshje, falë ndikimit të një fushe të presionit të lartë atmosferik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se megjithatë, ky stabilitet atmosferik, i shoqëruar me erëra të dobëta dhe lagështi të lartë, krijon kushte të favorshme për grumbullimin e ndotësve në ajër, duke ndikuar në cilësinë e tij.
“Këshillohet që grupet më të ndjeshme, si fëmijët, të moshuarit dhe personat me probleme respiratore, të shmangin qëndrimin e zgjatur në ambiente të hapura, veçanërisht në zona urbane ku ndotja është më e theksuar”.
Ndër tjera, kërkohet që të ketë kujdes nga qytetarët për të vozitur automjetet.
“Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të, përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit”.
“Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona”.
E Shtunë
Moti parashikohet kryesisht i vranët dhe intervale me diell.
Era: do të fryjë nga verilindja me shpejtësi 1-2 m/s.
E Diel
Moti do të jetë i vranët me intervale me diell.
Ju këshillojmë që të kujdeseni për veshje të përshtatshme dhe të përgatiteni për kushtet e ngricave dhe mjegullës, veçanërisht gjatë orëve të mëngjesit.
Pjesëmarrësit në komunikacion duhet të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të automjeteve, duke pasur parasysh që rrugët, sidomos në zonat malore, mund të jenë të rrëshqitshme gjatë gjithë kohës për shkak të temperaturave të ulëta që do të mbizotërojnë në ato zona.
Mblidhet Kuvendi i Prishtinës për miratimin e buxhetit për v...
Moti i vranët, me reshje të dobëta shiu
Tragjedi në Itali, orteku vret dy turistë në Bolzano
Trump: Irani nuk do që SHBA-ja ta godasë
KF Ulpiana zgjedh kryetarin e ri – Fitim Dragaqina merr drej...
Trump: Kam parandaluar nisjen e tre luftërave bërthamore