Kështu të paktën thuhet në njoftimin e platformës Prishtina Weather.
Të premten në mbrëmje do të filloi bora, ndërkaq, temperaturat në fundjavë do ë bien deri në -4 gradë Celsius.
Ndërkaq, java tjetër pritet të jetë e ftoftë. Nëpër viset malore, temperaturat do të bien deri në -20 gradë Celsius, raporton lajmi.net.
Ky është njoftimi i plotë i Prishtina Weather:
Ditën e enjte pas mëngjesit me ngrica të lehta, gjatë ditës do të mbajë mot kryesisht me diell, e pasdite dhe në mbrëmje vransirat do të shtohen.
Nga dita e premte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e zonave ciklonike që do të kalojnë mbi rajon, të cilat do të sjellin vranësira dhe të reshura shiu të shoqëruara me erë. Vonë gjatë natës këto reshje shiu do të shndërrohen në reshje bore, që do të vazhdojnë gjatë fundjavës dhe në fillim të javës së ardhshme. Gjatë fundjavës masa të ftohta arktike nga veriu i kontinentit do të depërtojnë gradualisht mbi rajonin tonë duke sjellur rënie të theksueshme të temperaturave nën 0C”.
Temperaturat deri ditën e premte do të sillen nga -2C deri 2C, minimalet, e maksimalet nga 6C deri 9C. Gjatë fundjavës temperaturat do të pësojnë rënie, me minimale nga -4C deri -2C, e maksimale prej -2C deri +1C. Era do të fryejë nga jugu 2-15m/s deri ditën e premte, e gjatë fundjavës nga verilindja 5-13m/s.
Sipas parashikimeve të fundit, java e ardhshme do të jetë shumë më e ftohtë me acar siberik ku temperaturat minimale do të zbresin deri në -17C, e në vise malore edhe nën -20C, e ato maksimale do të luhaten nga -7C deri -4C. Kohëpaskohe priten edhe mundësi për reshje të dobëta bore.
Kurti ngushëllon familjen Mazrekaj për vdekjen e nënës së dy...
KEK rikthen në operim Njësinë B2, forcohet stabiliteti i sis...
Digjet vetura e një zyrtari policor në Pejë
Vazhdojnë fishkëllimat në “Santiago Bernabeu”, k...
Vala e madhe e të ftohtit përfshin Azinë dhe Lindjen e Largë...
Gjendet pa shenja jete 31-vjeçari në Përmet