Në fillim të javës mot kryesisht i vranët dhe me shi, në vise malore me borë.
Masat e ftohta ajrore që kanë depërtuar mbi rajon dhe një vorbull ciklonike që ndodhet mbi Italinë jugore, do të favorizojnë, më vonë gjatë ditës dhe natës, kushte për reshje bore, të cilat pritet të pushojnë nesër gjatë mëngjesit.Nga dita e martë, një tjetër vorbull ciklonike nga Atlantiku do të sjell masa më të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, që do të kushtëzojnë mot të vranët dhe me të reshura shiu, ku vende-vende këto të reshura mund të jenë intensive. Vetëm në vise malore priten reshje bore. Edhe ditëve të para të javës, parashihet një mot dinamik me qarkullim të mjaftueshëm ajror, që pritet të mbajë vlerat ditore të indeksit të kualitetit të ajrit kryesisht rreth vlerave normale, vetëm ditën e hënë kohë pas kohe mund të rriten në të pashëndetshme.
20.11-21.11 – Mot i vranët, kohë pas kohe me reshje shiu. Të martën vende-vende reshjet mund të jenë më intensive. Në vise malore priten edhe reshje bore.
22.11 – Mot kryesisht me vranësira, pasdite mundësi për riga lokale shiu.
23.11 – Mot kryesisht me diell.
Temperaturat e ajrit, do të shënojnë rritje rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në +5C, e maksimalet nga 5C deri në 9C.
Do të fryjë erë e lehtë drejtimesh të ndryshme 1-2m/s, e ditën e martë mesatarisht e fuqishme nga juglindja 5-13m/s. Shtypja atmosferike, do të zbres nën vlera normale, por nga dita e mërkurë do të shënojë rritje lartë mbi këto vlera.
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...