Përderisa temperaturat kanë pësuar një rënie të lehtë, sipas parashikimeve të fundit nga fillimi i javës së ardhshme masa të ngrohta ajrore nga Afrika veriore, pritet që të shtrihen sërish mbi rajon që do të sjellin rritje të lehtë të temperaturave, që edhe për momentin janë mbi vlera mesatare.
Nën këto kondita të motit stabil dhe pa qarkullim të madh ajror, ditëve në vijim parashihet edhe formimi i mjegullave nëpër ultësira, çka do të ndikojë në koncentrimin e ndotësve më afër sipërfaqes tokësore, që pritet të rrisë indeksin e kualitetit të ajrit në vlera të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 2 gradë Celsius deri në 4 gradë Celsius, e maksimalet nga 16 deri në 17 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë nga lindja e juglindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike mbetet lartë mbi vlera normale.
OVL UÇK mbështet marshin “Drejtësi, jo politikë!” më 17 shku...
Flamengo këmbëngul për rikthimin e Lucas Paqueta
Licenca e NIS-it për operim zgjatet sërish nga SHBA-ja
INSTAT: Mbi 12.4 milionë vizitorë të huaj gjatë vitit 2025 n...
Samiti Itali-Gjermani: Meloni dhe Merz nxisin një Evropë aut...
Zbulohet plani prej 800 miliardë dollarësh SHBA-BE për Ukrai...