Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25- 29 gradë celsius”, thuhet në njoftimin e këtij instituti.
Ndërkaq të mërkurën vranësirat pritet të intensifikohen duke u shoqëruar me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Kjo situatë meteorologjike do të krijojë kushte që të krijohen erëra të përcjella me stuhi. Edhe të enjten do të mbajë mot i ngjashëm me të mërkurën.
Moti të premten do të karakterizohet po ashtu me shkarkime rrufesh e erëra të forta.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit.
Parashikimi i motit për të enjten
SHBA-të do të ndërtojnë një reaktor bërthamor në Hënë
Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në B...
Arsenali dhe Chelsea në luftë për yllin e Real Madridit R...
Edi Rama i çon projektligj Kuvendit të Shqipërisë për Bordin...
Moti i lig në Greqi merr jetën e dy njerëzve