Fundjavë me mot vjeshtor. Ditën e diel më shumë reshje shiu. Edhe java e ardhshme fillon me reshje shiu, si dhe një rënie të temperaturave. Viseve malore edhe borë.
18.11.2022 – Moti i paqëndrueshëm që ka përfshi vendin ditëve të fundit, vazhdon edhe ditëve të fundjavës. Reshje shiu përfshinë pjesë perëndimore e veriore të vendit pasditen e së shtunës, që deri në mbrëmje shtrihen mbi gjithë vendin e pritet të jenë më të vazhdueshme përgjatë ditës së diel.
Kohëpaskohe reshjet vazhdojnë edhe ditën e hënë, derisa të martën do të ketë intervale me diell. Viseve malore priten edhe reshje bore. Të mërkurën mot i ndryshueshëm, me vransira, diell, herë herë edhe reshje lokale shiu.
Indeksi i cilësisë së ajrit në këto ditë të motit me të reshura shënon përmirësim, ku mbetet më gjatë në vlera të pranueshme dhe të mira.
19.11 – Kryesisht vranët. Nga pasdita me shi përgjatë pjesëve perëndimore e veriore. Deri në mbrëmje reshjet përfshinë edhe pjesë tjera të vendit. Reshjet vende-vende mund të jenë më intenzive.
20.11 – Vranët dhe me reshje më të vazhdueshme shiu mbi vend, herë herë edhe më intenzive.
21.11 – Kryesisht me vransira, e kohëpaskohe me reshje shiu. Vonë në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.
22.11 – Vransira e intervale me diell. Në mbrëmje reshje të dobëta shiu.
23.11 – Intervale me diell. Kohëpaskohe me reshje lokale të dobëta shiu.
Temperaturat minimale zbresin deri në 9C e 10C në fundjavë, e të martën edhe deri në 2C. Maksimalet mbesin të larta përreth 14C e 16C, e ditën e hënë zbresin edhe në 8C.
Era frynë kryesisht nga krahu jugor e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 4-13m/s, e ditën e hënë ndryshon drejtimin në veriore.
Shtypja atmosferike mbetet lehtë nën vlera normale, me tendencë të rënies javën e ardhshme.
Muriqi shpallet lojtari i muajit në La Liga
Elezi: Sot përmbyllet rinumërimi, rezultatet përfundimtare s...
Ushtarë të FSK-së i bashkohen ushtrimit fushor “KFOR 36”
Ndalohet importi i deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut
OVL UÇK-ja nis mobilizimin e degëve, për protestën e 17 shku...
KFOR-i gjerman patrullon në veri