Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Kjo situatë e krijuar meteorologjike do të mundësoj mot me diell dhe vranësira konvektive, të cilat ditën e martë dhe të premte, vende-vende parashihen të sjellin reshje shiu të intensitetit të dobët deri mesatar.
Reshjet e shiut të cilat përfshinë vendin gjatë këtyre ditëve, fillimisht më të fokusuara ishin në veriperëndim dhe verilindje të vendi, duke u shtrirë ditën e diele edhe në pjesë tjera të territorit. Ndonëse këto reshje ishin të mirëseardhura për gjitha fushat, nuk do të thotë se mbaruan temperaturat mbi 30 gradë Celsius. I nxehti afrikan sërish pritet të rikthehet, duke ndikuar në rritjen e temperaturave maksimale në mesditë, jo vetëm te ne, por edhe në të gjitha vendet kufitare.
Gjatë këtyre pesë ditëve të parashikimit, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 25-35 gradë Celsius.
Dita e enjte parashihet të jetë më nxehta duke arritur maksimumin e javës.
Indeksi UV do të shënoj vlera të rritura, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit në orët e mesditës, respekto këshillat e IKSHP dhe IHMK. Do të fryjë erë nga perëndimi dhe veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë. /arbresh.info/

Operacion ndërkombëtar, arrestime në Suedi – prona dhe...
IPK arreston një zyrtar policor në Vërmicë për marrje ryshfe...
BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Gr...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Shemit: Xha...
Osmani takon Zëvendës Sekretarin amerikan: Dialogu me Serbin...
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu në Mitrovicë, e njoft...