Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

15:41 | 15 Qershor 2025
E.H

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se moti për javën e ardhshme parashihet të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta.

Sipas IHMK-së, reshje të izoluara janë të mundshme të martën , të mërkurën dhe të premten, kryesisht në formë shtrëngatash afatshkurta, me intensitet të ulët dhe shpërndarje të kufizuar gjeografike, përcjell Arbresh.info.

Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-29 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

E martë- Mot me diell dhe vranësira të shperndara. Vranësirat mund te sjellin riga shiu , kryesisht në disa zona të kufizuara .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi 1-9m/s.

E merkurë. Mot me diell dhe vranesira të shperndara.Vranësirat nëpër disa zona të vogla mund të shoqërohen me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 deri 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-29gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes.

E enjte- Mot me diell dhe pjesëisht i vranët.Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare.

E premte. Të premten parashihet të mbajë mot kryesisht me diell. Vranësirat mund të paraqiten për rreth relievit malor, ku atje mund të ketë edhe riga të izoluara shiu .Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11 deri 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperendimit me shpejtësi 1-7m/s.
Indeksi UV mbetet i lartë pothuaj gjatë gjithë javës, prandaj respektoni këshillat e IKSHP!

Shpërndaje në rrjete sociale