Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paraparë masa të nxehta të ajrit me origjinë nga Afrika të jenë të qëndrueshme edhe ditën e parë të javës.
Më tej fushat me presion të ulët atmosferik të cilat do ta përfshijnë vendin do të krijojnë kushte tjera meteorologjike , duke bërë që nga dita e martë temperaturat maksimale të ulën për 6-8 gradë Celsius.
Do të ketë vranësira të cilat nuk do të jenë stabile dhe vende-vende do të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 24-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi deri 11m/s.
Trump thotë se Venezuela do të fitojë më shumë para nën drej...
Trump: Evropa nuk po shkon në drejtimin e duhur
Prattipati: Rugova i mësoi botës se guximi e dinjiteti, janë...
Ambasadori francez: Rugova, burrështetas vizionar, arkitekt ...
“Drejtësi, jo politikë”, protestë paqësore, më 17 shkurt në ...
Donald Trump arrin në Davos