Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se dita e nesërme do të karakterizohet me mot me diell dhe vranësira kalimtare.
Vranësirat më të theksuara do të shfaqen në jugperëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse në orët e para në ultësira parashihet të krijohet mjegull e radiacionit. Temperaturat minimale parashihen të lëvizin nga -6 deri -3 gradë Celsius, ndërsa, maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-6 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, por që qarkullimi i masave të ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa juglindore e kontinentit do të jetë aktive dhe do të ndikojnë pozitivisht në cilësinë e ajrit. Nuk parashihen reshje të asnjë forme as ditën e premte. Do të fryjë erë nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s./arbresh.info

Reshjet e borës godasin Bosnjën dhe Hercegovinën, pezullohet...
Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të ...
Parashikimi i motit për sot
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi