Prishtina Weather ka njoftuar për motin që pritet të mbajë sot dhe gjatë ditëve të para të javës së ardhshme në vend. Në ditët e fundjavës pritet të jetë mot më i butë, me vransira dhe intervale me diell. Ndërkohë, javën e ardhshme parashihet mot kryesisht me vransira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu, raporton Express.
27.03 – Pas mëngjesit me ngrica. Ditën më butë dhe kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vransira.
28.03 – Butë, vransira dhe intervale me diell.
29.03 – Kryesisht me vransira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.
30.03 – Kryesisht me vransira.
31.03 – Kryesisht me vransira, e orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie gradualisht në rritje, nga -2C deri në 3C, e maksimalet shënojnë përreth vlerave mesatare dhe lëvizin ndërmjet 12C dhe 14C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s, e nga e diela nga verilindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.
FIFA nderon Trumpin me Çmimin e Paqes: Lidershipi i tij gara...
Publikohet marrëveshja në letër e Vetëvendosjes me tri parti...
Obiliq: Arrestohet një person për vjedhje të rëndë në pompë ...
KFOR-i forcon aktivitetet në mbështetje të sigurisë në të gj...
Gjobë 500 euro, pikë negative e ndalim i drejtimit të automj...
Dron në shtëpinë e BBVK për Benitën