Tanimë sezoni i verës ka nisur dhe të gjithë zgjedhin të kalojnë pushimet brenda dhe jashtë vendit.
“Meteoalb” ka bërë parashikimin ne motit deri me datën 10 gusht.
Sipas Meteoalb, deri në fund të korrikut vranësira dhe shira të përkohshëm shfaqen kryesisht në zonat malore Veriore por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit.
Temperaturat edhe në pjesën e dytë të korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C ,ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C.
Sipas Meteoalb, me një vlerësim paraprak, deri sot nuk ka sinjale për periudha të nxehta disa ditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018 por edhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara Jugore, mund të ngjitet në 35-36°C.
Edhe gjysma e parë e gushtit 2018, sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi Verior dhe zonat Lindore.
Tek Real Madridi janë të habitur me rastin e Endrickut dhe t...
Protesta kundër autoritarizmit të Vuçiqit në Serbi
Trajneri i Chelseas mohon zërat se Palmer dëshiron ta lë klu...
Kapen drogë dhe telefona në Qendrën e Paraburgimit në Mitrov...
Arrestohet një person në Gjilan për trafikim me njerëz
Rihapet rruga Ferizaj-Gjilan në fshatin Sojevë