Vendi ynë do të vazhdoj të mbetet nën ndikimin e masave të lagështa të ajrit të cilat do ta mbajnë ketë situatë meteorologjike.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira të përqendruara mbi territorin tonë do të sjellin sërish reshje shiu dhe bore në viset e larta por edhe në viset mesatare.
“Pas reshjeve në fushat termike do të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme. Temperaturat gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit do të ulën deri në zero gradë, ndërsa maksimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5gradë Celsius”, thuhet në njoftimin i IHMK.
Ky aktivitet dinamik i motit, sipas institutit, do të ndikoj pozitivisht në cilësinë e ajrit.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-10m/s. Shpejtësia e erës si zakonisht më e lartë do të jetë në pjesën veriore të Dukagjinit./arbresh.info./

Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë
Aksident mes trenit dhe një makine pune në Klinë – një perso...
Homazhe për Servet Pëllumbi, Edi Rama: Si student para profe...
Kurti fton diasporën të regjistrohet për votim nga jashtë
Alarm në Zvicër dhe Francë, identifikohen rastet e para me H...