Mot i ndryshueshëm parashihet të mbajë gjatë fundjavës në vendin tonë, të shtunën mund të ketë reshje shiu, kurse të dielën mot i vranët.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të shtunën i gjithë territori do të jetë nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me origjinë nga jugperëndimi i vendit.
“Kjo situatë meteorologjike do të kushtëzojë me vranësira të dendura dhe reshje shiu. Reshjet me intensitet mesatar deri të lartë do të jenë në perëndim dhe veriperëndim të vendit, kurse pjesët tjera do të kenë të intensitetit të dobët e herë-herë mesatar”, njofton IHK.
Temperatura më e ulët do të lëvizin ndërmjet 4 deri në 8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11 deri në 14 gradë Celsius.
Do të fryjë erë kryesisht nga ana e jugperëndimit dhe perëndimit me shpejtësi 1 deri në 8 m/s.
Ndërsa të dielën do të mbajë mot kryesisht i vranët, por nuk parashihen reshje.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 deri në 2 gradë Celsius , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin 3 deri në 5 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit./arbresh.info/
Ambasada britanike përgëzon KQZ-në për procesin e qetë zgjed...
Aktakuzë ndaj 21 personave për vrasjen e 42 civilëve në Reça...
Aksident me teleferik në Itali, 100 persona shpëtohen me hel...
Rama: Do të ishte mirë të kemi një mbledhje mes dy qeverive,...
Ngjarje e rëndë në Pejë, e konfirmon policia dy të rinjë të ...
Numërohen mbi 40% e vendvotimeve- këto janë pesëshet më të v...