Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka arritur të parandalojnë tentim kontrabandimin e cigareve.
Përmes një njoftimi për media nga Dogana, mësohet se rasti ka ndodhur në pikën kontrolluese Kufitare në Hani të Elezit.
Sasia e kësaj kontrabande kap vlerën e tre mijë eurove.
“Rreth orës 09:00, në Hani i Elezit, një kamion me targa kosovare është ndaluar për kontroll, gjatë kontrollit fillestar të kabinës së shoferit, zyrtari doganor ka zbuluar 30 boksa cigare derisa më pastaj janë kryer kontrolle të mëtejshme në terminalin doganor, ku janë gjetur edhe 70 boksa cigare të fshehura në kabinën e kamionit, vlera e kësaj sasi është rreth 3000 mijë euro. Mallrat janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse”, thuhet në njoftimin e Doganës./Arbresh.info/


Brikena i puthë dorën nënës së Mateos që në takimin e parë
Hill: Nuk kam njohuri për asnjë krim të kryer nga Thaçi
Sërish Kod i Kuq për shkak të rrezikut të lartë të përmbytje...
Bodo/Glimt trondit Inter, kualifikohen edhe Newcastle e Leve...
Kusari-Lila me fjalë të mëdha për Osmanin: E ka mbajtur lart...
Netanyahu paralajmëron Iranin: Nëse sulmon, do të përgjigjem...