Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK), ka parandaluar futjen e një pako cigareje në mënyrë të kamufluar, të hedhur nga jashtë kanë qenë të mbështjella një Telefon, një kabllo adapteri dhe një sasi e dyshuar e substancës narkotike.
Sipas SHKK-së, kjo ka ndodhur sot rreth orës 09:15 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, raporton “Arbresh.info”.
“Sot, rreth orës 09:15 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, zyrtarët korrektues kanë realizuar një kontrolle mbi kulmin e institucionit, ku kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre. Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës dhe janë iniciuar procedurat tjera sipas rregullores”, thuhet në njoftimin.
Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj./Arbresh.info/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?