Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK) ka bërë të ditur se sot është parandaluar futja e kontrabandës në Qendrën e Paraburgimit të Prishtinës.
Sipas njoftimit, brenda një çorape të kamufluar ishte tentuar të futej kontrabandë, përkatësisht një telefon me kartelë dhe kabllo për mbushje, shkruan Arbresh.info.
“Kontrabanda e dyshuar është lokalizuar, janë njoftuar organet kompetente, ndërsa rasti ka filluar të hetohet nga autoritetet e SHKK-së.”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e dukurive negative, përfshirë luftimin e kontrabandës dhe substancave narkotike, duke ruajtur sigurinë dhe integritetin brenda institucioneve korrektuese.”, thuhet mes të tjerash në njoftim./Arbresh.info/
Peja barazon serinë në ‘Karagaç’ ndaj Trepçës
Dënimet për vrasjen e Liridonës, familja Ademaj falënderon p...
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...