Një tentativë për futjen e kontrabandës në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës, pas një aksioni të organizuar në bashkëpunim me Njësinë e Inteligjencës dhe Departamentin e Sigurisë së këtij institucioni.
Siç ka bërë të ditur Shërbimi Korrektues, operacioni është realizuar pas pranimit të informacioneve proaktive dhe ka rezultuar me gjetjen e pesë qeseve të zeza, të mbështjella e të izoluara me izolir të tejdukshëm.
Brenda tyre janë zbuluar:
Lëndë e dyshuar narkotike, e ndarë në disa njësi, me peshë totale prej 98 gramësh (me mbështjellës);
Pesë telefona të markës Samsung, prej të cilëve njëri kishte SIM kartelë të operatorit IPKO, si dhe dy SIM kartela të papërdorura.
Sipas njoftimit, ky operacion është dëshmi e angazhimit të vazhdueshëm të Shërbimit Korrektues për të parandaluar futjen e materialeve të ndaluara dhe për të siguruar një ambient të sigurt brenda institucioneve korrektuese.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë me vendosmëri zbatimin e masave të rrepta të kontrollit, me qëllim parandalimin e çdo tentative për futje të paligjshme të materialeve të ndaluara brenda institucioneve korrektuese”, thuhet në njoftim.
Edhe emocionet e lumtura mund të shkaktojnë të ngrënit e tep...
“Përshkallëzim i rrezikshëm”, Emiratet e Bashkuara Arabe: Tr...
Barcelona e pandalshme në ‘Camp Nou’, mposht Betisin
Mexhiti i VLEN reagon disa orë para protestës: Provimi i jur...
Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf
Ultimatumi i ri i Trumpit ndaj Iranit: Koha po mbaron