Serbët kanë dalur sot me dy kërkesa të reja. Ish-kryetari i Kuvendit Komunal të Komunës së Zveçanit, Sërgjan Milosavljeviç, ka bërë të ditur për media se ata ua kanë drejtuar sot institucioneve të Kosovës dy kërkesa të reja.
Ai në një deklaratë dhënë medieve në Zvecan tha se kanë dy kërkesë, lirimin e të arrestuarve një ditë më parë në protesta si dhe largimin e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës nga ndërtesa e Komunës së Zveçanit.
Në të kundërtën, ai paralajmëroi numër më të madh protestuesish në ditët në vijim si dhe nuk garantoi për eskalim të mundshëm të protestës, raporton arbresh.info.
“Në rast se nuk tërhiqen Njësia Speciale e Policisë së Kosovës nga objekti dhe nuk lirohen të arrestuarit e djeshëm, atëherë nesër do të jemi në numër më të madh dhe nuk do garantojnë për qetësi të protestës”, tha ai për media./Arbresh.info/
Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Ngritet aktakuzë ndaj S.A. për krime lufte në Gjilan
Dita e Veteranit, Bekim Jashari: Nga 30 dhjetori 1991, Adem ...
Maurizio Sarri i nënshtrohet një ndërhyrjeje në zemër, prite...
Përplasje mes pozitës dhe opozitës për listën e pronave komu...
Rama: Rritje ekonomike 3.9%, shtohen bizneset dhe rriten pag...