Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, ka paralajmëruar seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit për moszbatimin e Rezolutës për Telekomin që ishte miratuar në korrik të vitit të shkuar.
Në një njoftim në Facebook, Hoti ka thënë se sikur Qeveria të zbatonte atë rezolutë, gjendja në Telekom tashmë do të ishte sanuar.
“Gjendja në Telekomin e Kosovës po rëndohet. Qeveria e Kosovës nuk i ka ndërmarrë masat e parapara me Rezolutën e Kuvendit nr.06.R-013, 12.07.2018, të iniciuar nga LDK dhe VV, lidhur me gjendjen e rëndë financiare në Telekom dhe Postë. Sikur Qeveria të zbatonte këtë rezolutë, gjendja do të ishte sanuar deri më tani. Bashkë me VV, do të ftojmë Kryeministrin në seancë të jashtëzakonshme për mos zbatimin e Rezolutëse dhe si të dilet nga kjo situatë”, ka shkruar ai.


Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...