Rritja e numrit të rasteve me COVID-19, por edhe rritja e numrit të viktimave ka bërë që Ministria e Shëndetësisë të shqyrtojë miratimin e masave më strikte anti CVOD.
Në kuadër të masave të reja që pritet të merren nga 1 shtatori deri më 13 shtator, është paraparë edhe rikthimi i orës policore, shkruan arbresh.info.
Kështu të paktën thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit.
Zyrtarë të OHT-së kanë bërë të ditur se sot kanë zhvilluar një takim me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku edhe janë paralajmëruar për këto masa.
Sipas Odës së Hotelierisë dhe Turizmit, këto janë disa nga masat që do të merren:
• Orari i punës do të reduktohet për një orë nga 22:30 në 21:30;
• Gastronomia do të funksionojë vetëm me hapësirat e jashtme, dhe vetëm 70% të hapësirës;
• Në qendrat tregtare gastronomia nuk do të funksionojë fare;
• Sallat e dasmave, klubet e natës, kinematë dhe të tjera do të vazhdojnë të jenë plotësisht të mbyllura;
Seminaret dhe konferencat në hapësira të mbyllura mund të mbahen vetëm deri në 30 persona;
• Ora policore do të jetë nga ora 22:00 deri në ora 5:00 të mëngjesit.
“Për shkak të numrit të madh të rasteve të të infektuarve me Covid-19 ju lusim t’i respektoni këto dhe masa të tjera që priten të hyjnë në fuqi së shpejti”, thuhet në njoftimin e Odës së Hotelierisë dhe Turizmit./arbresh.info/
Njoftimi i plotë
Begaj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut: Të lihen pas re...
Trump për Iranin: Ndonjëherë duhet përdorur forcë
Parashikimi i motit për sot
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...