Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar 30 ditë paraburgim për të dyshuarin F.M lidhur me vrasjen e zyrtarit policor në Zllatar.
Pesë personave të tjerë i është caktuar masa e arrestit shtëpiak.
Të premten mbrëma një zyrtar policor ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, teksa ishte në një ndejë bashkë me 15 zyrtarë policorë.
Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) kishte njoftuar se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë zyrtarë policorë, prej tyre njëri i akuzuar për veprën penale “Vrasje”, ndërsa pesë të tjerët për “Shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Organet kompetente janë duke hulumtuar lidhur me incidentin, ndërsa hetimet vazhdojnë nga hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës.
Sot, familjarë, zyrtarë të Policisë së Kosovës dhe mijëra qytetarë i dhanë lamtumira e fundit, policit të vrarë aksidentalisht, Lirim Haxholli, djalit të vetëm në familje./arbresh.info/
Pakistani e Afganistani shpallin armëpushim për Bajramin pas...
Forbes: Shqipëria, një nga pesë vendet e vetme të NATO-s që ...
34-vjeçari vdes pasi goditet nga vetura në Prizren, arrestoh...
Policia shpall në kërkim dilerin e drogës
Gruda: Presim që dekreti i Osmanit të shpallet kushtetues, z...
Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji