Para takimit me Vuçiqin, Kurti pranon letër nga Macron, Scholz dhe Meloni

13:33 | 26 Shkurt 2023
A Z

Para takimit me Vuçiqin, Kurti pranon letër të përbashkët nga Macron, Scholz e Meloni

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pranuar një letër të përbashkët nga presidenti i Francës Emmanuel Macron, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz dhe kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni, në lidhje me takimin e nesërm në Bruksel dhe propozimin evropian.

ZKM thotë se me këtë letër, ata kanë “mirëpritur deklarimet publike të kryeministrit Kurti sa i përket propozimit Evropian”.

“Presidenti Macron, Kancelari Scholz dhe Kryeministrja Meloni janë shprehur të bindur se konkludimi dhe zbatimi i propozimit Evropian, është me rëndësi thelbësore për përfitimin e përgjithshëm të qytetarëve të Republikës së Kosovës, për paqen dhe zhvillimin prosperues të rajonit dhe për përparimin e perspektives Evropiane të vendit”, thuhet në letër.