Javën e ardhshme, i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Josep Borell do të organizojë një darkë me liderët e Ballkanit Perëndimor.
Në këtë darkë do të marrin pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Para këtij takimi, Vuçiq ka zgjedhur një mënyrë ndryshe që të përgatitet. Në rrjetin social “Instagram” ai ka publikuar një foto duke ngrënë byrek me kos.
“Byrek dhe kos, përgatitje e shkëlqyeshme për javën e vështirë që kemi përpara. Ne kemi takime të rëndësishme dhe besoj të suksesshme në Lubjanë, Bruksel dhe Pragë. Parimet politike janë forca jonë, dhe bashkëpunimi me Evropën dhe botën na garanton siguri ekonomike dhe një të ardhme më të mirë për ne. Rroftë Serbia”, shkroi Vuçiq bashkëngjitur me fotografinë./arbresh.info/
View this post on Instagram
Trump thotë se Izraeli nuk do të kthehet në luftë me Iranin
Milan mund të jetë destinacioni i ardhshëm i Alabas
Vazhdon numërimi i votave, këta janë pesë kandidatët më të v...
Rama reagon pas deklaratave të Iranit: Nuk do të frikësohemi...
Tragjedi në Los Angelos – babai vret binjakët e tij 10-vjeça...
Bashkimi nuk ndalet, transferon edhe Arian Azemin