Shqipe Pantina nga Vetëvendosje ka thënë se koalicioni PDK-AAK-Nisma, nuk i ka numrat e mjaftueshëm për formimin e qeverisë.
Pantina gjatë një interviste për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, theksoi se një gjë të tillë e ka dëshmuar edhe rezultati i zgjedhjeve të 11 qershorit.
Duke folur për mundësinë që disa nga deputetët e LAA-së, të votojë pro formimit të qeverisë nga PAN-i, sipas Pantinës do të ishte fatkeqësi nëse ndodhë diçka e tillë.
“Nëse ka diçka të tillë është fatkeqësi, sepse vullneti i votuesve po deformohet. Në një farë mënyre do të jetë kontrabandim i deputetëve, dhe ata deputet të cilët kanë bërë një gjë të tillë edhe në të kaluarën, atëherë ky do të ishte mandati i tyre i fundit”, ka thënë Pantina.
Ajo theksoi se ata që e shtrembërojnë vullnetin e votës së populli, populli do ti ndëshkojë me votë.
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...