Tashmë koalicioni parazgjedhor PAN ka arritur të sigurojë votat për ndërtimin e Qeverisë së re. Burime të Express kanë treguar se kanë siguruar numrat e nevojshëm për të votuar Ramush Haradinajn për Kryeministër.
PDK-AAK-NISMA kanë siguruar votat e mjaftueshme për të formuar Qeverinë menjëherë pasi të certifikohen zgjedhjet dhe të nxirret dekreti nga Presidenti për dekretimin e mandatarit.
Burime të Express kanë treguar se Haradinaj bashkë me Veselin e Limajn kanë arritur t’i sigurojnë votat e mjaftueshme të deputetëve për të ndërtuar institucionet e reja. Po presin vetëm certifikimin e zgjedhjeve për të zyrtarizuar të gjitha detajet.
“Numrat janë siguruar”, ka thënë një zyrtar i koalicionit PAN pa përmendur nëse mbështetësit e Haradinajt janë nga koalicionit LAA apo Vetëvendosje.
Në zgjedhjet e fundit koalicioni PAN arriti t’i fitojë 39 deputetë derisa Vetëvendosje doli e dyta me 31 deputetë. Ndërkohë, koalicioni LDK-AKR-Alternativa ka fituar 30 mandate në Parlamentin e ardhshëm.
Bazuar në rezultatet preliminare AAK ka siguruar 10 vende në Parlament, NISMA tetë, ndërsa PDK vetëm 21 apo 16 më pak se në zgjedhjet e fundit.
Ndërkohë, pakicat, përfshirë serbët, boshnjakët, goranët, ashkalinjtë, turqit, kanë 20 vende në Parlament./arbresh.info/
Arrestohet një person për disa raste të vjedhjes në Ferizaj
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut