Koalicioni PAN do të marrë pjesë në seancën e nesërme, datë kjo e propozuar nga vetë ata, dhe e përkrahur nga subjektet tjera politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.
“Nesër PAN-i do të marrë pjesë në seancë, por përfundimisht do të merret vesh sonte vonë, ose nesër paradite,” se çfarë do të vendosë, i kanë thënë arbresh.info burime brenda këtij koalicioni.
Sipas të njëjtit burim, në seancë mund të kërkohet që të shtyhet data për votimin e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve, apo konkretisht zgjedhjen e kryesisë së Kuvendit.
Zgjidhje për të dalë nga kjo situatë, ky burim thotë se mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme.
“Nëse nesër AKR nuk shprehë mbështetjen për PAN-in, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme.”
Më herët, gjatë ditës, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se ekzistojnë gjasat reale të mos mund të mbyllet çështja e konsolidimit të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës.
“Këto shtyrje edhe pse janë humbje kohe e fitojnë një aspekt tjetër që është një nisje më gjithëpërfshirëse, që mundet me i ba ballë proceseve në vend,” është shprehur gjatë ditës Haradinaj.
Sipas analistëve, në këtë situatë, PAN-i duhet t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për të plotësuar vendimin e mëparshëm.
“Dhe ta precizojë që mos ushtrimi i kësaj të drejte për motive të interesit politik duhet t’i humbet”, është shprehur analisti Donik Sallova për “arbresh.info”.
Sipas analistit Imer Mushkolaj, qëllimi i PAN-it është që të shkojë në zgjedhje të reja, pas dështimit për një koalicion me AKR-në, e Behgjet Pacollit.
“Nëse PAN-i vazhdon me këtë idenë e bllokimit të seancave, duket se qëllimi i tyre është që vendi të shkojë në zgjedhjet e reja pavarësisht se si do të dalin nga ato zgjedhje”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës ka dërguar njoftimin se nesër do të mbahet vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, të dalë nga zgjedhjet e 11 qershorit.
Pika e vetme e rendit të ditës së seancës do të jetë: Zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit, shkruan arbresh.info.
Seanca e nesërme është kërkuar në këtë datë nga koalicioni PAN pas bojkotimit që i ka bërë katër herë radhazi asaj që nga 3 gushti i këtij viti./arbresh.info/
Nis takimi i Osmanit me liderët e partive politike për datën...
Haradinaj arrin në Presidencë për takim me Osmanin
VV s’i shkon në takim Vjosa Osmanit
Udhëheqësit fetarë rrethojnë Trumpin dhe luten për të, pamje...
Izraeli sulmon bunkerin nëntokësor të liderit të Iranit
Nagavci: Do t’i drejtohemi Gjykatës Kushtetuese për shpërnda...